Në Australi, historia e një dreke familjare të kthyer në tragjedi është vënë në qendër të vëmendjes të mediave vendase, por edhe atyre ndërkombëtare. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e qetë të Leongatha, në jug të vendit ku gjyshërit u ndalën pranë shtëpisë së nuses së tyre për të ngrënë së bashku, shkruan BBC.
Dreka me kërpusha e gatura nga nusja solli 3 viktima nga 5 të helmuarit e familjes, ndërsa autoritetet po hetojnë rastin. Tre familjarët humbën jetën brenda një jave, personi i katërt po lufton për jetën dhe i pesti është nën hetim për helmimin e mundshëm të tyre.
Historia e pazakontë filloi kur Gail dhe Don Patterson shkuan për drekë me nipërit e mbesat e tyre në shtëpinë e nuses së tyre Erin Patterson në Leongatha, dy orë me makinë në jug-lindje të Melburnit. Atyre iu bashkua motra e Gail, Heather dhe burri i saj Ian. Të katër ishin anëtarë shumë të dashur të qytetit të afërt të Korumburrës, ku Ian ishte pastori lokal i kishës Baptiste.
Por nuk ishte një drekë e zakonshme. Disa orë pas vaktit, të katër të ftuarit u dërguan në spitalin lokal me simptoma që fillimisht tregonin për gastroenterit të rëndë. Menjëherë u bë e qartë se ishte diçka shumë më e keqe dhe ata u dërguan në një spital në Melburn.
Megjithatë, Heather, 66 vjeç dhe Gail, 70 vjeç, vdiqën të premten, ndërsa Don, 70 vjeç, vdiq të shtunën. Ian, 68 vjeç, është në një gjendje kritike në spital në pritje të një transplanti të mëlçisë. Policia beson se të katër hëngrën kërpudha helmuese. Por çuditërisht, Erin dhe dy fëmijët e saj janë mirë.
Hetuesit thonë se nuk janë të sigurt nëse Erin hëngri të njëjtin ushqim si mysafirët e saj, apo edhe nëse kërpudhat ishin në pjatën që ajo shërbe. Për momentin vdekjet mbeten të pashpjegueshme. Mund të ketë qenë vërtet diçka e rastësishme dhe e pavullnetshme, por ne nuk jemi në gjendje ta themi ende se çfarë ishte” – thotë Dean Thomas i skuadrës së vrasjeve të policisë lokale. Vëmendjen e hetuesve e ka tërhequr edhe jeta private e gruas së ndarë nga bashkëshorti. Mirëpo, ndarja sipas nuses ka qenë “miqësore”. Këtë e dëshmon edhe marrëdhënia e përzemërt e mbajtur prej saj me familjen e ish-burrit./almakos