www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Kuzevska porosi VMRO: Kthejini paratë e përvetësuara nga IPARD

Posted on August 5, 2023August 5, 2023 by User User1

Shkup, 5 gusht – Zyra Europiane Kundër Mashtrimit (OLAF) ka hapur rast për një projekt të vitit 2015 me vlerë 660,000 euro për softuer në Ministrinë e Bujqësisë, thotë zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.

Siç shton, në atë rast janë vërejtur një sërë parregullsish dhe OLAF i ka rekomanduar shtetit që t’i kthejë paratë. Kuzeska thotë se në atë periudhë Qeverinë e udhëhiqte OBRM-PDUKM dhe kryeministri Nikolla Gruevski, ndërsa ndër këshilltarët e tij ishte edhe kreu aktual i VMRO-së, Hristijan Mickoski.

“OBRM dhe individë të asaj partie dhe asaj qeverie, përveç që kanë vjedhur nga qytetarët, për të cilat ka vendime të plotfuqishme gjyqësore, kanë përvetësuar edhe para nga fondet evropiane. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave ka dorëzuar një rast konkret në Prokurori, për të cilin Prokuroria duhet të veprojë. Përmes procedurës së hapur gjyqësore, fajtorët duhet të gjenden dhe të sanksionohen dhe VMRO-ja t’i kthejë paratë e përvetësuara”, tha Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së./zhurnal

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara