Reperja Lizzo u bën të qartë valltareve rezervë të saj se do të përballen me pasoja nëse nuk bëjnë atë që ajo kërkon, këtë e pohuan dy nga gratë që e paditën artisten nën akuzat për ngacmim seksual.
Ish-balerinet rezervë të këngëtares, Arianna Davis dhe Crystal Williams, e ndanë eksperiencën e tyre të mërkurën në “TMZ Live” dhe treguan për përvojat e tyre duke punuar me Lizzon.
Arianna dhe Crystal akuzuan Lizzo-n se i detyronte kërcimtaret rezervë të merrnin pjesë në shfaqjet e kabaresë nudo.
Nga ana tjetër, ato pretendojnë se valltaret që nuk ndiheshin rehat duke bërë gjithçka që Lizzo donte, kërcënoheshin me largim nga puna, shkruan TMZ. /klankosova