Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot në kryeqytet, një 18 vjeçare ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë nga një objekt në lartësi.
Gazeta Insajderi është duke e përcjell rastin nga afër, për rastin kanë folur edhe fqinjët e së ndjerës.
“Nuk kemi rastis në vendin e ngjarjes kur ka ndodh rasti. Kanë kalu 2 orë e gjysmë që jemi jashtë, policia nuk po lejojnë me hy brenda“, është shprehur njëri nga ta.
“Nuk e dimë çka ndodhë, jemi të tronditur“, tha një tjetër.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka bërë të ditur për Insajderin se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Sali Nivica”, dhe se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjekët emergjent.
“Rreth orës 20:30, është raportuar se në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, femër, rreth 18 vjeç, është pa shenja jete.” – ka bërë të ditur Borovci
Ai tutje ka njoftuat se policia ka nisur hetimet për të zbardhur rastin.
“Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.” – ka përfunduar Borovc. /kosovarja