www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Tajfuni Kanun godet Okinawa, një i vdekur dhe 11 të plagosur

Posted on August 2, 2023August 2, 2023 by User User1

Tajfuni i fuqishëm, por i ngadalshëm Kanun, i shoqëruar nga erëra të forta, dëmtoi linjat e energjisë elektrike në prefekturën japoneze të Okinawas, një destinacion popullor turistik dhe la rreth 200 mijë familje pa energji elektrike, me një vdekje dhe 11 të lënduar të regjistruar deri më tani.

Një burrë që ishte i bllokuar nën garazhin e shembur vdiq menjëherë pas kësaj, sipas një deklarate nga Agjencia për Luftimin e Zjarrit dhe Fatkeqësive Natyrore, raporton Reuters.

Afro 700 mijë banorë të kësaj prefekture, e cila ndodhet rreth 1600 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit japonez Tokio, u këshilluan të evakuohen për shkak të stuhisë që lëviz në veriperëndim me shpejtësi dhjetë kilometra në orë, tha në një deklaratë Agjencia Meteorologjike e Japonisë.

Lajmet e fundit…

  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve
  • Kryeministri pret që Radev të diskutojnë për të gjitha temat! Për shkak të LSDM-së, Mickoski s’pret përmirësim të marrëdhënieve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara