www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ndodh në Greqi, 1 javë pushime falas! ‘Dhuratë’ për turistët që përjetuan tmerrin në zjarret e Rodosit

Posted on August 2, 2023August 2, 2023 by User User1

Jo shpesh ndodh që pushimet t’i kesh falas, por këtë mundësi të artë do ta shijojnë të gjithë turistët e huaj që pushimet ju prishën për shkak të zjarreve masive në Rodos të Greqisë. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka bërë me dije se do t’i dëmshpërblejnë të gjithë turistët që ishin në Rodos, por që nuk i shijuan dot pushimet e tyre ashtu siç ata e kishin planifikuar.

Duke folur për kanalin britanik ITV, Mitsotakis tha se në bahskepunim em autoritetet lokale në Rodos, turistët do të marrin një javë pushime falas në pranverën ose vjeshtën e ardhshme për të shijuar bukuritë e ishullit.

“Qeveria greke, në bashkëpunim me autoritetet lokale, do të ofrojë një javë pushim falas në Rodos në pranverën ose vjeshtën e ardhshme” për të gjithë ata që e humbën atë për shkak të zjarreve, tha kryeministri grek.

Situata është normalizuar në Rodos, por ky ishull u përfshi nga zjarre masive, aq sa autoritetet greke u detyruan të evakuojnë të gjithë ishullin, ndërsa nuk ka pasur asnjë të plagosur. Kryeministri grek tha se kjo situatë tregoi që Greqia është ndër vendet më të përgatitura për fenomene të tilla.

Lajmet e fundit…

  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve
  • Kryeministri pret që Radev të diskutojnë për të gjitha temat! Për shkak të LSDM-së, Mickoski s’pret përmirësim të marrëdhënieve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara