www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Dogana e Maqedonisë sekuestroi vaj ulliri, raki shpie e çaj mali të gjetur në një veturë me targa daneze

Posted on August 1, 2023August 1, 2023 by User User1

Nga Dogana e Maqedonisë së Veriut njoftojnë se në pikën kufitare “Bllato” kanë sekuestruar vaj ulliri, raki shpie e çaj mali, që u gjetën në një veturë me targa daneze, përcjell TV21. Nga Dogana thonë se vlera e mallit arrinte në mbi 28 mijë denarë.

“Më datë 31.07.2023, në vendkalimin kufitar Bllato gjatë hyrjes në vend, doganierët kanë ndaluar tentativën për import të paligjshëm të produkteve të padeklaruara, të cilat ndodheshin në një automjet pasagjerësh me targa daneze. Pas kontrollit të kryer të automjetit, i cili u paraqit si i zbrazët, dhe personi K.S. nuk lejonte të kryhet kontrolli në bagazh dhe në pjesën e pasme, janë gjetur 59 litra vaj ulliri në 4 kanaçe, 19 litra raki të bardhë shtëpie në 8 shishe dhe 7.5 kilogramë çaj mali të paketuar në 21 qese plastike. Vlera e mallit të ndaluar përkohësisht arrin në 28.560 denarë, ndërsa vlera e detyrimeve të evituara është 11.873 denarë, dhe kundër personit është ngritur procedura përkatëse”, njoftojnë Doganat./tv21.tv

Lajmet e fundit…

  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera
  • Irani i paraqet propozim të ri SHBA për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara