www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

SHBA-ja sanksionon anëtaren serbe të Presidencës së Bosnjës dhe krerë të Republika Srpska

Posted on July 31, 2023July 31, 2023 by User User1

Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja e Ministrisë së Financave të SHBA-së (OFAC) i vendosi sot sanksione katër zyrtarëve të Bosnje-Hercegovinës, Nenad Stevadniq, Zheljka Cvijanoviq, Radovan Viskoviq dhe Millosh Bukejloviq.

Në përputhje me Urdhrin Ekzekutiv 14033, sot Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja (OFAC) e Departamentit të Thesarit të SHBA-së përfshinte një zyrtar nga niveli shtetëror në Bosnje dhe Hercegovinë dhe tre zyrtarë në qeverinë e Republikës Serbe, një nga dy entitetet që përbëjnë BH, në listën e personave të sanksionuar.

Siç është raportuar nga Departamenti i Financave i SHBA-së, këta udhëheqës janë drejtpërdrejt përgjegjës për nxitjen e miratimit të një ligji në Asamblenë Kombëtare të Republikës Serbe (RSS) që i shpall vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe Hercegovinës të pazbatueshme në RS, duke penguar dhe rrezikuar zbatimin e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit.

Presidenti i RS-së, Milorad Dodik, ishte propozuesi i Ligjit për moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të BeH para NSRS-së.

SHBA vendosi sanksione ndaj Dodikut më 5 janar të vitit 2022, në përputhje me Urdhrin Ekzekutiv 14033 për përgjegjësinë ose përfshirjen e drejtpërdrejtë ose të tërthortë në, shkeljet ose veprimet që përfaqësojnë një pengesë ose kërcënim për zbatimin e Paqes së Dejtonit.

Njoftimi i sotëm për sanksionet është vazhdimësi e sanksioneve të vendosura më parë dhe ndalimit të dhënies së vizave për hyrje në SHBA për personat që cenojnë proceset apo institucionet demokratike. Këto veprime janë pjesë e përpjekjeve më të gjera që qeveria amerikane investon në promovimin e paqes, stabilitetit dhe qeverisjes funksionale demokratike në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Individë të përfshirë në procedura që synojnë shpërbërjen e shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Kryeministri Radovan Vishkoviq ka promovuar Ligjin për moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë-Hercegovinës, duke e cilësuar atë si përgjigje legjitime ndaj Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë-Hercegovinës. Si zyrtar, Viskoviq dënoi publikisht Gjykatën Kushtetuese të Bosnjë-Hercegovinës për vendimet e miratuara së fundmi që ai i konsideronte të pafavorshme për RS-në.

Edhe anëtarja e Presidencës së BeH-së, Zheljka Cvijanoviq, para miratimit të ligjit është takuar me Dodikun dhe ka konfirmuar pajtimin e plotë me të për vendimet e ardhshme. Cvijanoviq i mbrojti publikisht veprimet e saja pas miratimit të Ligjit për moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të BeH. Më 11 prill të vitit 2022, ajo u përfshi në listën e personave të sanksionuar nga Mbretëria e Bashkuar për cenimin e legjitimitetit dhe funksionalitetit të Bosnjë-Hercegovinës.

Si Ministër i Drejtësisë i RS-së, Millosh Bukejloviq është gjithashtu përgjegjës për hartimin e Ligjit për mosekzekutimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe Hercegovinës. Bukejloviqi e mbështeti ligjin gjatë prezantimit para Asamblesë Kombëtare të RS, duke pohuar se ai duhej të miratohej për të treguar “unitetin” e RS.

Aktivitetet e OFAC sot i drejtohen ekskluzivisht këtyre katër individëve dhe jo institucioneve apo posteve qeveritare që ata përfaqësojnë dhe mbajnë. /Telegrafi/

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara