Pasi u rikonfirmua kryetar i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha ka nisur me emërimet e para.
Basha ka emëruar zëdhënësen e PD, e cila do të jetë Mirela Çërraga Karabina.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Karabina në një postim në “Facebook”, ku shpreh dhe falënderimin e saj.
“Një falënderim për Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, për Enkelejd Alibeaj dhe Anëtarët e Kryesisë së PD-së për vlerësimin dhe besimin që më dhanë si Zëdhënëse e Partisë Demokratike dhe Anëtare e Kryesisë.
Në rrugëtimin tim profesional në fushën më të bukur dhe një nga shtyllat e shoqërisë, edukimin e të rinjve, karakterizohem nga përgjegjshmëria e lartë për ta kryer sa më mirë këtë mision”, shprehet ajo./zhurnal