Artistja shqiptare e njohur globalisht, Bebe Rexha, është përballur së fundmi me shumë bngjarje në jetën e saj.
Pak javë pasi ajo u sulmua me një telefon të hedhur në fytyrë gjatë një koncerti, 33-vjeçarja tani është lënë edhe nga i dashuri i saj, drejtori i fotografisë – Keyan Safyari.
Ky i fundit i kishte dërguar një mesazh të gjatë në InstaDirect, ku si arsye të ndarjes kishte dhënë shtimin e madh në peshë të këngëtares.
Bebe Rexha e konfirmoi lajmin e ndarjes nga Keyan gjatë koncertit të saj të fundit në Londër, pak para se të interpretonte këngën e saj “I Am”.
“Sapo kalova një ndarje, kështu që mund të jem pak emocionale dhe ju duhet të më ndihmoni”, tha mes lotësh artistja shqiptare.
Në atë moment, fansat e saj brohoritën duke dhe e mbështetën, me një prej tyre që u dëgjua duke i thënë: “Ti je mjaftueshëm”.
Videoja ka qarkulluar gjithandej në rrjetet sociale, me shumë prej fansave që kanë shprehur mbështetjen për Bebe Rexhën dhe shumë që kanë kritikuar Keyanin për faktin se hoqi dorë nga e dashura e tij vetëm për shkak të peshës – dhe mbi të gjitha e bëri këtë përmes një mesazhi në Instagram.
Bebe Rexha pas Mbretërisë së Bashkuar, ka performuar në Gjermani, dhe së shpejti pritet të këndojë edhe në Holandë dhe Suedi – në kuadër të turneut të saj “Best F*n Night Of My Life”. /zhurnal