www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Punonjësit e AIM sërish në protestë paralajmëruese, kërkojnë rritje të pagave

Posted on July 28, 2023July 28, 2023 by User User1

Pas protestës se parë që u mbajt gjatë ditës djeshme, punëtorët e Agjencisë Informative Mediatike (AIM) sërish sot gjatë pauzës kanë dalë në protestë paralajmëruese para ambienteve të agjencisë. Punonjësit e AIM i kanë drejtuar disa kërkesa Qeverisë, ndër të cilat më urgjente është rritja e pagave prej 30 për qind.

Çështja e pagave është ndër problemet me të mëdha me të cilën përballohen puntët e AIM e cila është nën mesataren, përderisa kërkesat e tjera kërkojnë zgjidhje sistematike, kërkesa për rritje të pagave është më e lehta për t’u zgjidhur dhe duhet të futet në rend dite vetëm në një seancë të Qeverisë”, thonë punonjësit e AIM.

Ata gjithashtu thonë se gjendja aktuale e pagave po rrezikon jo vetëm jetesën e gazetarëve dhe punonjësve të medias, por kërcënon edhe parimet themelore të lirisë së medias dhe lirisë së fjalës. Për të luftuar efektivisht dezinformimin dhe për të ruajtur integritetin gazetaresk, është thelbësore të sigurohet kompensim i drejtë për profesionistët e medias.

Të dhënat zyrtare nga maji 2023 tregojnë se paga mesatare neto në vend ishte 36.465 denarë, ndërsa punonjësit e AIM marrin paga përafërsisht 6.000 denarë më pak se mesatarja e vendit./almakos

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara