www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Defekt i madh në Maqedoni, nuk funksionojnë kartelat bankare, para mund të tërhiqen vetëm në sportele

Posted on July 27, 2023July 27, 2023 by User User1

Shkup, 27 korrik – Një defekt i madh me kartat e kreditit nga bankat e Maqedonisë ka ndodhur që para disa orësh. Sipas informacioneve nga bankat dhe qytetarët, asnjë kartë krediti nuk funksionon. Bëhet fjalë për karta nga pothuajse të gjitha bankat në Maqedoni.

Sipas informacioneve të A1on, pagesa dhe çdo transaksion me karta krediti janë të pamundshme në territorin e gjithë Maqedonisë, por të njëjtin problem e kanë edhe qytetarët tanë që gjenden jashtë vendit. Edhe ata nuk mund të nxjerrin para nga bankomatet me kartelat e bankave nga Maqedonia. Nuk funksionon as mundësi për tërheqjen e parave nga bankomatet. Mundësia e vetme është tërheqja e parave direkt nga sportelet e bankave, transmeton Zhurnal.

Për këtë kemi arritur të marrim konfirmim nga disa markete dhe dyqane në të gjithë vendin, si dhe nga disa banka./zhurnal

Lajmet e fundit…

  • Ky eshte autori i vrasjes ne Turqi!
  • Ja si e shiten Bërvenicen Izet Mexhiti dhe Haqim Ramadani
  • Studentët kërkojnë zbatim të të drejtave ligjore, reagon Rafis Aliti ndaj Mickoskit
  • Studentët shqiptarë protestojnë sot në Shkup
  • VLEN-i sot si Lidhja Komuniste e Jugosllavisë dikur, kundër studentëve, në anën e pushtetit

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara