Plani i përgjithshëm urbanistik është Kushtetuta e qytetit nga aspekti i ndërtimit dhe urbanistikës dhe GUP-i i ri për Shkupin duhet të parandalojë që të ndodhin ngjarje të pakëndshme në të ardhmen, tha kryetarja Danela Arsovska në përkujtimin e 60 vjetorit të tërmetit katastrofik. . Sipas saj, në dy dekadat e fundit, planet urbanistike nuk janë respektuar plotësisht se si duhet të ndërtohet dhe zhvillohet Shkupi.
“Ajo që duhet të bëjmë në periudhën e ardhshme është të mësojmë nga gabimet e mëparshme, pra nga gabimet e së kaluarës, të përfshijmë të gjithë ekspertët përkatës, të gjithë aktorët, të gjithë ata që mund të kontribuojnë, Plani i ri i Përgjithshëm Urbanistik do të mundësojë qyteti i Shkupit në të ardhmen të zhvillohet jo vetëm në mënyrë të barabartë, por edhe humane. Kjo është ajo për të cilën duhet të angazhohemi aktivisht. Por, praktikisht është Kushtetuta e urbanistikës së qytetit të Shkupit dhe duhet të jetë treguesi, udhërrëfyesi që do të parandalojë që të ndodhin ngjarje të tilla fatkeqe në të ardhmen”, ka thënë Arsovska.
Në Shkup sot me një sërë aktivitetesh dhe në disa lokacione po mbahen manifestimet lidhur me përvjetorin e tërmetit.
Në Muzeun e Artit Bashkëkohor u hap ekspozita digjitale e Arkivit Shtetëror, “Shkëlqimi dhe rënia e Shkupit”.
Ekspozita e Arkivit Shtetëror, me mbi 300 fotografi dhe dokumente të parë nga objektivi i Kiro Gorgievskit, atëherë kronisti dhe fotograf zyrtar në Bashkinë, jep një pamje të gjallë të shkatërrimit, rimëkëmbjes dhe ripërtëritjes së qytetit pas tërmetit.
Në hapjen e ekspozitës morën pjesë kryetari i shtetit Stevo Pendarovski dhe ministrja e kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska të cilët ndanë mirënjohje për ambasadorët e vendeve donatore për Shkupin.