Shkup, 26 korrik – Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (AMDHP) sot ka njoftuar se një shoqërie financiare për kredi të shpejta i janë shqiptuar tri gjoba në vlerë prej 653.160 denarë, ndërsa ndaj personit përgjegjës në kompaninë financiare janë shqiptuar tri gjoba në shumë prej 55.347 denarë për shkak se kanë lëshuar kredi onlajn pa konfirmuar identitetin e tre personave. Gjobë në shumë prej 380.109 denarë është shqiptuar edhe për kundërvajtje ndaj Shoqërisë së Hotelierisë, Turizmit dhe Tregtisë dhe gjobë në shumë prej 21.522 denarë për personin përgjegjës për mbajtjen e letërnjoftimeve.
Lidhur me gjobat e shqiptuara ndaj shoqërisë financiare për kredi të shpejta, AMDHP njoftoi se ato janë shqiptuar në bazë të nenit 111 paragrafi (1) pika 2 dhe nenit 111 paragrafi (2), si dhe në lidhje me nenin 111 paragrafi (1) pika 2 e ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale. Siç sqarohet në komunikatën për media, Agjencia ka kryer tri mbikëqyrje të jashtëzakonshme pas kërkesave të parashtruara nga tre persona fizik, në përputhje me nenin 97 të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale.
“Në tri rastet personat fizik kanë pohuar se shoqëria financiare (kontrolluesi) u ka aprovuar kredi onlajn në vlerë prej 90.000 denarë, personave të tjerë fizikë të cilët i kanë shfrytëzuar të dhënat e tyre personale duke përdorur numra telefoni që nuk janë të tyre dhe pa e vërtetuar identitetin e tyre gjatë paraqitjes së kërkesave për kredi. Shoqëria financiare (kontrolluesi) në kundërshtim me nenin 10 paragrafi (1) alinea 1 e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale pa pëlqimin e dhënë më parë për përpunimin e të dhënave personale me rastin e aplikimit për kredi ka përpunuar të dhënat personale për tre persona fizik (të dhënat personale subjektet), ku nuk dëshmon se subjektet e të dhënave personale kanë dhënë pëlqimin për përpunimin e të dhënave të tyre personale”, thuhet në kumtesë.
AMDHP ka njoftuar se janë shqiptuar gjoba në vlerë prej 380.109 denarë për shkeljen e kryer të Shoqërisë për hotelieri, turizëm dhe tregti dhe gjobë në vlerë prej 21.522 denarë për personin përgjegjës për shkelje sipas Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale.
Agjencia ka iniciuar një mbikëqyrje të jashtëzakonshme pas kërkesave të parashtruara nga personat fizik në përputhje me nenin 97 të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale. Në kërkesë, personi fizik ka deklaruar se shoqëria e hotelierisë, turizmit dhe tregtisë i ka mbajtur letërnjoftimin dhe kushti i vetëm për t’ia kthyer atë ka qenë pagesa totale e shumës së qëndrimit.
“Të njëjtit kontrollor shoqëria për hotelieri, turizëm dhe tregti i është shqiptuar gjobë prej 190.055 denarë për kundërvajtje dhe gjobë prej 18.447,5 denarë, për personin përgjegjës te Kontrollori për shkeljen e bërë sipas nenit 110 paragrafi (1) pika 20 dhe neni 110 paragrafi (2), dhe në lidhje me nenin 110 paragrafi (1) pika 20 të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale. Kontrollori nuk ka mundësuar kryerjen pa probleme të mbikëqyrjes së jashtëzakonshme në sistemin e video-mbikëqyrjes sipas dispozitave të nenit 106 të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, ndërsa kompania për hotelieri, turizëm dhe tregti është dënuar me gjobë në shumë prej 190.055 denarë për kundërvajtjen e kryer dhe gjobë në shumë prej 18.447,5 denarë për personin përgjegjës”, thuhet në kumtesë./zhurnal