Policia po pret ende që të dalë pronari i çantës me 22650 euro, të cilën e ka ofruar një dyqan mallrash të përdorura në qytetin e Limburgut.
Punonjësit e një dyqani që ofron mallra të përdorura i gjetën paratë gjatë një kontrolli të çantës para shitjes. Është e paqartë se si askush nuk i ka gjetur paratë më herët, përkatësisht si ka ndodhur që nga 20 qershori, kur çanta është sjellë në dyqan, ajo nuk është ekzaminuar.
Punëtori Mihiel Vacel tha se nëntë nga 10 çantat e dorëzuara në dyqan janë bosh.
“Mirëpo, kjo qese ishte e mbushur me kartëmonedha, nga 50 deri në 500 euro. Nuk mund ta besoja kur e pashë. Mendova se ishin para false. E njoftova menaxherin dhe më pas konstatuam se ishte 22650 euro”, tha Vacel.
Policia lokale bën me dije se deri më tani askush nuk është paraqitur për paratë.
“Paratë dhe çanta janë në mbrojtje sipas udhëzimeve të prokurorisë”, njoftoi policia./abcnews.al