www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Drejtoria e Doganave konfiskon monedha të vjetra me vlerë mbi dy milionë denarë

Posted on July 25, 2023July 25, 2023 by User User1

Drejtoria e Doganave informon se më 22.07.2023, rreth orës 17:00 në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit në dalje nga shteti, doganierët për kontroll kanë përzgjedhur bagazhin e një pasagjeri shtetas i Maqedonisë i cili ka qenë duke udhëtuar për në SHBA.

Në bagazhin e pasagjerit janë vërejtur objekte të dyshimta dhe gjatë ekzaminimit të detajuar, në sendet personale të pasagjerit janë gjetur monedha të vjetra me origjinë dhe vjetërsi të ndryshme, me vlerë numizmatike prej 2.359.000 denarë (38.354 euro).

Monedhat janë mbajtur përkohësisht, ndërsa ndaj personit është iniciuar procedurë për kundërvajtje në prokurorinë publike kompetente./koha

Lajmet e fundit…

  • Studentët kërkojnë zbatim të të drejtave ligjore, reagon Rafis Aliti ndaj Mickoskit
  • Studentët shqiptarë protestojnë sot në Shkup
  • VLEN-i sot si Lidhja Komuniste e Jugosllavisë dikur, kundër studentëve, në anën e pushtetit
  • Diaspora shqiptare në Australi ngre alarmin: Gjuha shqipe nuk negociohet!
  • THIRRJE PËR PROTESTË: Studentët shqiptarë marshojnë në Shkup për Provimin e Jurisprudencës

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara