Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë nën dyshimin se kishte tentuar të dhunonte një grua, e cila po ashtu është shtetase e Shqipërisë.
“Ankuesja femër shtetase e Shqipërisë ka raportuar se viktima femër po ashtu shtetase e Shqipërisë ishte sulmuar seksualisht dhe tentuar të dhunohet nga i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë” – thuhet në raportin e policisë. Rasti ka ndodhur më 21 korrik në Prizren.
Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor në spitalin rajonal Prizren, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Sipas policisë, rasti është duke u hetuar./Koha.mk