Ndonëse nga pamjet duket sikur po bëhen dru për dimër. Por jo, në fakt janë drunjtë e dëmtuar ditën e djeshme nga shirat e rrëmbyeshëm të shoqëruar me breshër në të gjithë qytetin e Shkupit.
Ndodhem në Çair më saktësisht në parkun e Çairit. Edhe këtu si në shumë zona tjera të Shkupit, vërshimet e ditës së djeshme kanë dëmtuar drunjtë e këtij parku dhe shumë zonave tjera të gjelbëruara. Duke rrezikuar kështu jetën e njerëzve dhe gjithashtu edhe duke prishur bukurinë e këtyre parqeve. Ne kemi ardhur për të vëzhguar nga afër se a po pastrohen drunjtë të cilët janë dëmtuar nga vërshimet dhe nëqoftëse po pastrohen deri ku kanë arritur me pastrimin e të njejtëve.
Pamje nga drunjtë inserte të ndryshme…
Gjithashtu edhe qytetarët shprehën shqetësimin se kjo ndodhi ka vënë në rrezik jetën e tyre.
Ne jetojmë, 50 metra nga ktu tek parku kryesor.
A kanë rënë drunjë në zonën tuaj?
Kanë ra, kanë ra drunjë.
A ka qenë rrezik për jetën e njerëzve?
Po, ata që kanë qëlluar jashtë shtëpive të tyre në momentin kur ka qenë furtuna, atëherë kanë qenë në rrezik 100%
Ndryshe drunj të rrëzuar ka nëpër disa komuna dhe siç shihet në terren tashmë kanë dale ekipe të NP Parqe dhe Gjelbërime për t’i mënjanuar./Tv21