Shkup, 23 korrik – Presidenti Stevo Pendarovski në shoqërinë e bashkëshortes Elizabeta Gjorgievska, sot do të qëndrojë për vizitë pune njëditore në Shqipëri, në komunën e Pustecit dhe Pogradecit.
Pendarovski në Pustec do të pritet nga homologu i tij shqiptar Bajram Begaj dhe kryebashkiaku Pali Kolefski.
Është paraparë program kulturoro-artistik nga artistë të Pustecit, pas çka presidenti do të realizojë takim me autoritetet lokale dhe do t’i vizitojë kishën Shën “Arhangjel Mihajli” dhe shkollën në këtë komunë pas çka janë paralajmëruar deklarata për mediat nga dy presidentët.
Shefi i shtetit do ta vizitojë edhe fshatin Globoçan dhe do të takohet me përfaqësues të Shoqatës së maqedonasve nga Shqipëria “Dielli”, ndërsa më pas shkon në Pogradec ku gjithashtu do të ketë takim me autoritetet lokale./koha