Një i ri 22 vjeçar ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Panorc të Gjakovës.
Lajmin për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Rreth orës 12:30 është raportuar aksident trafiku në fshatin Panorc – Gjakovë. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku ngasësi i një automjeti dyshohet të ketë humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vet-aksidentuar. Për pasojë ngasësi (mashkull i lindur në vitin 2001) ka humbur jetën, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF Malishevë”, tha Elezaj.
Elezaj po ashtu bëri të ditur se rasti është duke u hetuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor./21Media