www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Rusia sulmon Odesën, shkatërron qindra ton rezerva ushqimore

Posted on July 21, 2023July 21, 2023 by User User1

Rusia goditi qytetin e Odesës të Ukrainës për natën e katërt me radhë, duke shkatërruar një terminal të drithërave dhe duke plagosur dy persona, tha në Telegram guvernatori rajonal Oleh Kiper.

Në sulm, Rusia përdori raketa të tipit Kalibr të lëshuara nga Deti i Zi, tha Kiper.

Sulmet ajrore ruse në zonat e porteve ukrainase vazhduan pas paralajmërimit të Moskës se anijet e destinuara për në portet e Detit të Zi të Ukrainës mund të konsiderohen si objektiva ushtarake.

“Fatkeqësisht, u godit një terminal drithërash i një prej ndërmarrjeve bujqësore të rajonit të Odesës. Armiku shkatërroi 100 tonë bizele dhe 20 tonë elb. Dy persona u plagosën nga shpërthimi”, tha Kiper.

Sulmi u konfirmua nga zëdhënësja e ushtrisë ukrainase Natalya Humenyuk.

Një ditë më parë, të paktën dy persona në Odesa u vranë nga sulmet, dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur.

Sulmet erdhën disa ditë pasi presidenti Vladimir Putin tërhoqi Rusinë nga marrëveshja e arritur në kohë lufte, e cila lejoi Ukrainën të dërgonte grurë në vendet që përballen me kërcënimin e urisë.

Përballë largimit të Rusisë nga marrëveshja njëvjeçare, e cila përbën një rrezik të mundshëm për furnizimet globale të ushqimit, Ukraina njoftoi se do të krijojë një rrugë të përkohshme transporti përmes Rumanisë, një vend fqinj i Detit të Zi.

“Qëllimi i tij [planit] është të lehtësojë zhbllokimin e transportit ndërkombëtar në pjesën veriperëndimore të Detit të Zi”, tha Vasyl Shkurakov, ministri në detyrë i Ukrainës për komunitetet, territoret dhe zhvillimin e infrastrukturës, në një letër drejtuar Organizatës Ndërkombëtare të Transportit të OKB-së.

Ukraina dhe Rusia janë ndër eksportuesit kryesorë të drithërave në mbarë botën.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë deklaroi se edhe anijet e shteteve tjera që udhëtojnë për në portet e Ukrainës do të konsiderohen si aleatë të Ukrainës në konflikt, dhe ato mund të sulmohen./koha

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara