Bashkimi Evropian do të sigurojë 20 miliardë euro gjatë katër viteve të ardhshme për nevojat e ushtrisë ukrainase, deklaroi sot përfaqësuesi i lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Zhozep Borel.
Ai, pas takimit të ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të BE-së, sqaroi se në kuadër të Instrumentit Evropian për Paqe, prej të cilit BE-ja deri më tani siguronte ndihmë ushtarake për Ukrainën, gjatë katër viteve të ardhshme do të ketë kapitull të veçantë me fond prej pesë miliardë euro në vit.
Fondi i ri për mbrojtje i Ukrainës ka për qëllim të sigurojë mbrojtje dha parashikim të ndihmës evropiane./koha