Është publikuar raporti i ri për pasaportat më të fuqishme për vitin 2023 (The Henley Passport Index). Për herë të parë në pesë vjet, Japonia nuk është në vendin e parë.
Sipas të dhënave të reja, Singapori është në krye të listës. Qytetarët e saj mund të vizitojnë 192 nga 227 vende pa vizë. Në vendin e dytë janë Gjermania, Italia dhe Spanja.
Pas tyre janë Austria, Finlanda, Franca, Japonia, Luksemburgu, Koreja e Jugut dhe Suedia. Në vendin e katërt janë Danimarka, Irlanda, Holanda dhe Mbretëria e Bashkuar.
Maqedonia është në vendin e 43-të, ndërsa për vendet e tjera të rajonit pozitat janë si më poshtë: Sllovenia në vendin e 9-të, Kroacia në vendin e 14-të, Serbia në vendin e 34-të, Mali i Zi në vendin e 44-të, Shqipëria në vendin e 48-të, Kosova në vendin e 94-të. Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 47-të.
Në fund të listës janë vendet, pasaportat e të cilave lejojnë hyrjen pa viza në më pak se 40 vende në botë, përkatësisht: Koreja e Veriut, Nepali, Palestina, Somalia, Jemeni, Pakistani, Siria, Iraku dhe Afganistani. /Alsat-m