Hulumtimi i bërë në Universitetin e Harvardit ka treguar se shkuarja në gjumë një orë më herët se zakonisht, ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut.
Në hulumtim kishin marrë pjesë meshkujt dhe femra, të cilët gjatë natës kishin fjetur shtatë orë apo më pak dhe të cilët kishin filluar t’i tregojnë shenjat e para të presionit të gjakut.
Gjatë 6 javësh, 13 nga 22 vullnetarët u ishte dashur të shkojnë një orë më herët në gjumë se sa zakonisht e të tjerët në kohën e zakonshme.
Shtypja e gjakut tek personat që më herët kishin shkuar në gjumë ishte ulur dukshëm në krahasim me ata që shkonin në gjumë pa ndryshuar orarin, transmeton /Telegrafi