Të dhënat zyrtare tregojnë se rreth 2800 raste dhune u shënuan në shkollat e vendit gjatë vitit që lamë pas. Problematikë konsiderohen gjimnazistët, ndërsa Tirana është në krye të listës për nga numri i ngjarjeve! Ministria e Arsimit paralajmëroi masa, ndërsa sociologët thonë se kundër këtij fenomeni duhet që të bashkohen shumë faktorë.
Marrja e masave për parandalimin e dhunës në shkolla shihet si veprim pozitiv nga sociologët. Entela Binjaku në një intervistë për Ora News shprehet se përballimi i dhunës në shkolla është një sfidë që kërkon angazhimin e të gjithëve.
2750 raste dhune u shënuan në shkollat e vendit gjatë vitit arsimor sipas të dhënave zyrtare.
Rastet më të shumta të dhunës kanë ndodhur në gjimnaze ku gjatë vitit akademik që lamë pas nr ishte 479 në arsimin bazë 460 të tilla.
Të dhënat zyrtare tregojnë se në 139 raste personat që kanë shkaktuar dhunë janë vetë mësuesit ndërsa në 2300 raste të tjera dhuna është shkaktuar nga nxënësit.
Në klasë pa mësuesin janë shënuar 732 raste ndërsa jashtë ambienteve 518 , por raste të dhunës janë shënuar edhe në oborrin e shkollës, ambientet sportive apo korridoret e shkollës.
Tirana është qyteti më shumë raste dhune të raportuara 873 ndërsa në Selenicë nuk është raportuar për asnjë rast dhune.
Ky problem ka sjellë pasojat e tij jo vetëm në institucionet arsimore , por edhe në shoqërinë në tërësi. Ndaj sociologia Entela Binjaku është i mendimit se masat e Ministria e Arsimit ku në qendër është krijimi i një mjedisi sa më i sigurt janë të nevojshme.
Pak ditë më parë Ministrja e Arsimit deklaroi se janë angazhuar në ndërmarrjen e masave të ndryshme për të parandaluar dhunën në ambientet shkollore si dhe rekomandoi ndërtimin e një sistemi referimi për raportimin në kohë të rasteve, hartimin e programeve parandaluese dhe minimizuese të të gjitha formave të dhunës fuqizimin e nxënësve dhe orientimin drejt sjelljeve pozitive si dhe ngritjen e kapaciteteve të mësuesve dhe drejtuesve të shkollave.
/zhurnal