www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për Marrëveshjen Paqësore të Ohrit, u dekorua për masakrat ndaj shqiptarëve 1912-1918

Posted on January 27, 2025January 27, 2025 by Dilo Kamb

Vendimi i Shoqatës Sërbe të Vullnetarëve të Luftës 1912-1918 për t’i dhënë dekoratën “ Vojvoda Vuk” Zëvendëskryeministrit Ivan Stoiljković është një akt thellësisht ofendues dhe provokues, veçanërisht duke marrë parasysh historinë e errët të krimeve të kryera nga forcat vullnetare serbe kundër shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut gjatë viteve 1912-1918 e njohur si periudhë gjenocidale.

Në atë periudhë, veçanërisht gjatë Luftërave Ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore, popullata civile në territoret e sotme të Maqedonisë së Veriut, veçanërisht shqiptarët, u përballën me spastrim etnik, masakra dhe zhvendosje masive.

Burime historike dëshmojnë për djegie fshatrash të tëra shqiptare, përdhunime, tortura dhe ekzekutime masive.

Në Tetovë, Gostivar, Shkup, Kërçovë dhe shumë rajone të tjera, shqiptarët u vunë në shënjestër nga forcat serbe, duke i trajtuar ata si pengesë për projektin e asimilimit dhe zgjerimit territorial serb.

Sipas dëshmive historike, mbi dhjetra mijëra shqiptarë u vranë, dhe mijëra të tjerë u dëbuan me forcë nga shtëpitë e tyre.

Në disa raste, barbarizmat përfshinin përdhunime dhe djegie të gjalla të civilëve shqiptarë.

Këto krime jo vetëm që lanë plagë të thella te populli shqiptar, por edhe forcuan ndarjet dhe tensionet etnike që ende ndihen sot.

Është një ironi tragjike që një zyrtar qeveritar, i cili udhëheq ministrinë përgjegjëse për marrëveshjen e Ohrit dhe përfaqëson një shtet që duhet të promovojë pajtimin dhe bashkëjetesën, pranon një dekoratë nga një shoqatë që lidhet drejtpërdrejt me një periudhë kaq të dhimbshme për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe e publikon atë si mirënjohje.

Ky akt nuk është asgjë më pak se një përpjekje për të legjitimuar krimet e së kaluarës dhe për të fyer kujtimin e mijëra viktimave shqiptare.

Nderimi i kujtimit të viktimave dhe pranimi i të vërtetave historike janë themeli i vetëm për pajtim dhe të ardhme të përbashkët.

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk do të heshtin përballë tentativave për të legjitimuar padrejtësitë e historisë.

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara