www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

LSDM: Derisa Taravari po shëtitet në SHBA, pacientët kanë mbetur pa terapi biologjike

Posted on January 21, 2025January 21, 2025 by Dilo Kamb

Derisa ministri e Shëndetësisë, Arben Taravari shëtit nëpër SHBA duke postuar foto me tabela, pacientët në Klinikën e Radioterapisë dhe Onkologjisë kanë mbetur pa terapi biologjike, akuzojnë sot nga LSDM

“Kjo është e papranueshme dhe është dëshmi e mëtejshme e paaftësisë së qeverisë Mickoski dhe ministrit Taravari për t’u marrë me nevojat elementare të qytetarëve dhe të sistemit shëndetësor.

Mungesa e barnave si “atezolizumab”, “bevacizumab”, “palbociclib”, “ribociclib” dhe të tjera është një problem alarmant. Këto janë barna që fjalë për fjalë do të thotë jetë për pacientët me kancer metastatik.

Në vend të përgjegjësisë dhe furnizimit në kohë, ne shohim vetëm justifikime dhe pengesa administrative që thellojnë krizën.

A ka të paktën pak përgjegjësi kjo qeveri që shpenzon paratë publike për mobilie, makina e luks, ndaj qytetarëve që rrezikojnë shëndetin dhe jetën?

Në vend që të sigurojë financim dhe planifikim në kohë për prokurimet, qeveria po lejon mungesat e barnave thelbësore dhe po i lë pacientët në mëshirë të situatës”, thonë nga LSDM.

LSDM kërkon masa urgjente për të siguruar terapinë e nevojshme për të gjithë pacientët.

Lajmet e fundit…

  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!
  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara