www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

BDI: Nga Vetëvendosja përfunduan në “Kosovo dhe Metohija”! Poshtërimi i radhës i VLEN-it!

Posted on January 14, 2025January 14, 2025 by Dilo Kamb

Bashkimi Demokratik për Integrim tha se, VLEN po e pranon dhe përdor gjuhën e Beogradit ndonëse në zgjedhje u mburrën me mbështetjen e një partie politike në Kosovë. Ky reagim i BDI-së erdhi pasi Ivan Stoilkoviç e quajti Kosovën “Kosovo dhe Metohija”. BDI tha se kjo nuk është fyerje vetëm për Kosovën por është tradhti ndaj shqiptarëve.

“Zëvendëskryeministri për marrëdhënie ndëretnike në qeverinë e Maqedonisë së Veriut, partner i VLEN-it në pushtet, i referohet Kosovës si “Kosovo dhe Metohija” – term kishtar ky i përdorur nga Serbia për të mohuar pavarësinë e shtetit të Kosovës!

Pra, ata që garuan në zgjedhje duke u mburrur me mbështetjen e një partie politike në Kosovë, sot e pranojnë dhe përdorin gjuhën e Beogradit!

Ky është kulmi i degradimit të tyre politik dhe poshtërimi i radhës për VLEN-in.

Kjo nuk është vetëm një fyerje për Kosovën, por edhe një tradhti e turpshme ndaj shqiptarëve që VLEN-i i mashtroi për të marrë votat e tyre.

Sot, të gjithë shohin sesi kauza e tyre e dyshimtë përfundon në gjirin e propagandës serbe, duke dëshmuar edhe një herë se janë vetëm vegla të politikave të huaja dhe jo përfaqësues të denjë të shqiptarëve në këtë shtet!

Turp dhe poshtërim për Vlen-in dhe “Metohinë” e tyre politike”, thotë BDI.

Lajmet e fundit…

  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!
  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara