www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Mehmedoviq: Metapneumovirus është një virus i vjetër, nuk pritet të ketë një Covid-19 të ri

Posted on January 9, 2025January 9, 2025 by Dilo Kamb

Zëdhënësi i Komisionit për Sëmundjet Infektive, Zllate Mehmedoviq, ka komentuar virusin e ri meapneumovirus, pas shfaqjes së një rasti në Greqinë fqinje.

Mehmedoviq thotë se virusi është i vjetër dhe nuk ka vend për panik.

“Virusi është i vjetër. Zakonisht qarkullon në muajt e dimrit. Nuk duhet të presim që ky të jetë Covid-19 i ri dhe nuk duhet të kemi panik se kjo do të jetë diçka që do të përsëritet sërish ngjashëm me atë që ndodhi në vitin 2020 kur po përhapej Sars-kov-2”, thotë Mehmedoviq për AIM-në.

Ai tregon se nuk ka vaksinë për këtë virus dhe thekson se vdekshmëria prej tij është jashtëzakonisht e ulët, shumë më e ulët se ajo e gripit.

Simptomat janë si gripi, sekrecioni, kollitja, teshtitja, temperatura e trupit, dhimbje kyçesh. Metapneumovirusi zakonisht transmetohet përmes kontaktit të ngushtë, përmes prekjes së objekteve të kontaminuara dhe më pas prekjes së gojës, hundës, syve. Zakonisht jep simptoma të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, më rrallë simptoma të frymëmarrjes së poshtme.

Mehmedoviq thekson se për momentin nuk ka njoftim për mbledhje të Komisionit për Sëmundje Infektive.

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara