www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

BDI: Afrim Gashi – zëdhënës i Mickoskit dhe simbol i nënshtrimit

Posted on December 18, 2024December 18, 2024 by Dilo Kamb

BDI përmes një kumtese ka akuzuar kryeparlamentarin Afrim Gashi se po i nënshtrohet kryeministrit Mickoski, përcjellë Klan M.

“Afrim Gashi, i zgjedhur nga Hristijan Mickoski si i preferuari i tij mes shqiptarëve për kryetar të Kuvendit, edhe një herë ka dëshmuar paaftësinë dhe nënshtrimin e tij.

Në vend që të ushtrojë detyrën si kryetar i Kuvendit, ai vepron si zëdhënës i Mickoskit dhe kërkon që shqiptarët të heshtin për poshtërimin dhe nënshtrimin që përjetojnë në qeveri.

Ndërkohë që qeveria vendos supremaci monoetnike në çdo sferë të jetës publike dhe shtetërore, gjymton Kushtetutën përmes vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe e kthen atë në një gjendje që dikur u quajt gjenerues i konflikteve, ai i quan shqiptarët destabilizues.

Sa shumë na kujton politikanët e zgjedhur nga Beogradi për të udhëhequr Kosovën në vitet ’80-’90.

Gashi do të mbahet mend për faktin se e tronditi delegacionin e Kuvendit të Shqipërisë duke komunikuar me ta ekskluzivisht në gjuhën maqedonase.

Për më tepër, ai refuzoi të thërrasë seancë të Kuvendit për ngjarjet e lidhura me Ditën e Flamurit, ndërsa me urgjencë thirri seancë për përgjegjësinë e Ilire Dautit në lidhje me Ligjin për Veteranët.

Afrim Gashi është turp për mbarë kombin.

Është koha që menjëherë të japë dorëheqje për të shpëtuar fytyrën e tij dhe dinjitetin e popullit që pretendon se përfaqëson.” – thuhet në kumtesën e BDI-së.

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara