Ish kryetari i komunës së Gostivarit i cili e la mandatin në gjysëm dhe iku në Shkup për t’u bërë ministër i Mickovskit në shëndetësi sot e pamë duke tentuar të mbulojë sytë opinionit, duke i shkuar në shtëpi një qytetari nga Shkupi i cili kishte nevojë për trajtim shëndetësorë.
Gjithçka në rregull në aspektin profesional, ashtu duhet vepruar, mirëpo kjo do të dukej në rregull sikur ministri në fjalë të trajtonte të gjithë rastet e këtilla njëlloj dhe të mos bënte politikë me njerzit e sëmurë.
Ky akt do të ishte shumë në rregull, sikur Taravari të dilte dhe të reagonte kur foshnjat e vogla vdiqën në klinika dhe përgjegjsi nuk pati askush, ose sikur rasti që ndodhi në Gostivar ku pacientit ju dha një infuzion me afat të skaduar i cilin mund të shkaktonte pasoja shumë serioze dhe përsëri, përgjegjsi nuk u kërkua ndaj askujt.
Poashtu java që shkoi pati edhe shumë zhvillime tjera për të cilat i apostrofuari nuk reagoi aspak dhe zgjidhte të shkruante statuse në Facebook nga zyra e tij e bukur, statuse nga të cilat shohim komente të ndryshme ku tashmë qytetarët i kanë vënë nofkën “Komandant Statusi” si për ironi.
Ndërsa tash, del dhe defilon me kamera dhe bën PR me rastet shëndetsore të njerëzve!
Është ky një shkrim i një qytetari i cili na shkruajti për ta bërë publike në opinion, ndërsa identitetin e të njejtit nuk do ta bëjmë publik, pasiqë tashmë dihet se natyra e Taravarit është shumë hakmarrëse dhe i njejti ka frikë se mos i ndodh ndonjë largim nga puna ose i kanoset dikush direkt ose indirekt.
