www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Bexheti kërkon përgjegjësi nga Mickoski, Mexhiti dhe Toshkovski për ngjarjet e 28 nëntorit: Mos merrni në qafë djem të rinj, policët hoqën dhe përdhosën flamurin shqiptar

Posted on December 16, 2024December 16, 2024 by Dilo Kamb

Deputeti i Frontit Europian, Blerim Bexheti kërkon që Kuvendi të mbajë seancën e posaçme për ndodhitë më 28 nëntor, Dita e flamurit shqiptar. Bexheti kërkoi që në seancë të marrë pjesë edhe kryeministri Hristijan Mickoski, zv/kryeministri i parë Izet Mexhiti  dhe ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski.

“Ju lus që ju si kryesues ta vendoni në rend dite këtë informatë, që të vijë ministri i Brendshëm që disa herë ka dhënë deklarata se gjoja i di se kush janë organizatorët, që ti dijmë edhe ne kush janë ata. Të jepen fakte, të mos merren në qafë djem të rinj, për të cilën ne kemi qasjen tonë se pse ka ardhur deri te ajo. Deputetët dhe opinioni ka nevojë që ta dijë, të jetë i informuar. Policlët duke hjekur flamuj prej shtizave, duke përdhosur, kështu me radhë…”, tha mes tjerash Bexheti.

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi u përgjigj se pret që qeveria të dorëzojë përgjigjen dhe pas kësaj do të caktohet seanca. Gashi publikisht e thirri qeverinë të dorëzojë përgjigje për shkak se për këtë pikë nuk kanë material për debat.

Lajmet e fundit…

  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!
  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara