www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Investimi në Kërçovë, projekt i qeverisë së kaluar: 6 muaj Qeveria asnjëprojekt të sajin

Posted on December 14, 2024December 14, 2024 by Dilo Kamb

Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet fillimin e punimeve të kompanisë belge në Kërçovë, e cila vendosi gurthemelin në prill të vitit 2024, ndërsa marrëveshja për investimin ishte nënshkruar në maj të vitit 2023 nga ish-Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Ky investim është një vazhdim i përpjekjeve të qeverisë së kaluar për të tërhequr investitorë dhe për të promovuar zhvillimin ekonomik në rajon dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Por është për të ardhur keq manipulimi dhe falsifikimi i të vërtetës nga ana e Qeverisë aktuale në lidhje me investimet e huaja.
Qeveria pa legjitimitet e  Kryeministrit Mickoski po i prezanton si suksese të saj investimet që janë punuar, nënshkruar dhe përgatitur nga qeveria e mëparshme e BDI-së.

Përshtatja e këtyre investimeve si arritje të qeverisë aktuale është një gënjeshtër që ofendon qytetarët dhe po tregon se kjo qeveri është e gatshme të manipulojë për të mbuluar dështimet dhe paaftësinë e saj.

Qeveria aktuale ka dështuar në këto 6 muaj të promovojë as edhe një vizion, ide apo projekt për zhvillimin e vendit dhe ka qenë e fokusuar vetëm në përpjekjet për të manipuluar përçarjet, konfliktet dhe polarizimin për përfitime politike të momentit. Duke e shfrytëzuar politikën si një mjet për të mbuluar dështimet e saj, kjo qeveri po e dëmton të ardhmen e vendit dhe po e bën shoqërinë më të ndarë.

Lajmet e fundit…

  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!
  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara