www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Kontestimi i Ligjit për Gjuhët në Kushtetuese, Bexheti: A e kuptoi më në fund Izet Mexhiti se nuk bëhet fjalë vetëm për tre nene?

Posted on December 6, 2024December 6, 2024 by Dilo Kamb

Koordinatori i Grupit Parlamentar të Frontit Europian, Blerim Bexheti nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook ka reaguar në lidhje me deklaratën e zëvendëskryeministrit të parë Izet Mexhiti ku ky i fundit sot deklaroi se pritet që gjykatësit shqiptarë të mos marrin pjesë në seancë, me çka cili do që të jetë vendimi, i njëjti nuk do të ketë legjitimitet. Bexheti shkruan: A e kuptoj më në fund Izet Mexhiti se nuk bëhet fjalë për TRE NENE por për Ligjin për përdorimin zyrtar të Gjuhës Shqipe në TËRËSI?!

A e “kthjelli” rendi i ditës i Gjykatës Kushtetuese për mbledhjen e caktuar për me 11 dhjetor në ora 09:30, se kontestohen më shumë se TRE NENE dhe sot na “uron që gjykata kushtetuese të jetë në vijë të marrëdhënieve ndëretnike”!

Që të jetë edhe më “kthjelluese” për të, tani deklaron që, pjesëmarrja e gjykatësve shqiptarë ju jep LEGJITIMITET vendimeve të kësaj Gjykate !

Lajmet e fundit…

  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!
  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara