www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Shfaqjet shkollore për 28 nëntorin! Nesër Inspektorati i Arsimit zbarkon në Shkollën e Çellopekut të Tetovës!

Posted on December 1, 2024December 1, 2024 by Dilo Kamb

Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, paralajmëroi se nesër Inspektorati Shtetaror i Arsimit do ta vizitojë Shkollën Fillore “7 Marsi” në Çellopek të Tetovës, për ta shqyrtuar përgjegjësinë për organizimin e shfaqjes shkollore, ku nxënësit ishin veshur, sic thotë Janveska, me uniforma me emblema të grupacioneve joformale ushtarake.

Ministrja Janevska, gjatë një prononcimi për Tv24, ka deklaruar se Inpektorati do ta shqyrtojë përgjegjësinë e drejtorit, mësidhënësve dhe ekipit profesionist të shkollës.

VESNA JANEVSKA – MINISTRE E ARSIMIT

“Do të kontrollojmë nëse ka keqpërdorim të nxënësve, nëse shfaqja është pjesë e programit arsimor dhe kush e ka lejuar. Nëse ka program për multikulturalizëm, për shkak se në vend të bashkëjetesës dhe demokracisë përhapet urrjetja dhe promovohet militantizmi? Përse nuk kremtohen heronjtë e përbashkët të historisë?

Paralajmërimet dhe deklarata e Ministres ka shkaktuar reagime të ashpra në opinion.

“Hakërrimi i ministres së Arsimit nga pozicioni i të fortit, se do të merren masa të rrepta për shkollat që organizojnë shfaqje duke sjellë në mendje luftëtarët e tyre të lirisë, është krejtësisht ksenofobe dhe pa fijen e respektit ndaj bashkështetasve të vet shqiptarë” – thuhet në reagimin e Vjollcë Berishës së ASH-së.

Kështu ka reaguar Vjollcë Berisha, e cila përmesë një posti më facebook ka shkruar që ajo duhet ta dijë më së mirë se edhe lufta, edhe pasojat, edhe ushtria e armët erdhën për shkak të mënyrës armiqësore, ksenofobe, plot të meta trashëguar nga sistemi jugosllav i mosnjohjes së shqiptarëve si komb shtetformues.

VJOLLCË BERISHA 

“Ajo duhet ta dijë më së mirë se edhe lufta, edhe pasojat, edhe ushtria e armët erdhën për shkak të mënyrës armiqësore, ksenofobe, plot të meta trashëguar nga sistemi jugosllav i mosnjohjes së shqiptarëve si komb shtetformues, erdhi nga zemërngushtësia dhe paaftësia e shtetit të ri për ta mbajtur veshur petkun e udhëheqësit të moderuar, demokrat, pa paragjykime, me nivel e kulturë evropiane”.

Kujtojmë se me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, në shkollën fillore “7 Marsi” në Çellopek të Tetovës, sikurse në shumë shkolla tjera gjithandej vendi, u organizua shfaqje e përgatitur nga nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle ku u panë edhe nxënës të veshur me uniforma të UÇK-së. 

Lajmet e fundit…

  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!
  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara