www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

LSDM: Ndotje e ajrit në të gjitha qytetet, ndërsa OBRM-PDUKM e shkurton buxhetin për 51%

Posted on November 20, 2024November 20, 2024 by Dilo Kamb

Partia maqedonase në opozitë LSDM, ka hedhur akuza në drejtim të pushtetit për shkak të ndotjes së ajrit. Nga LSDM thonë se të dhënat e fundit tregojnë se në Shkup, në të gjitha pikat matëse, ndotja e ajrit është e lartë, prania e grimcave PM10 është dyfishuar dhe trefishuar.

“Ndotja e ajrit është e lartë, qytetarët po mbyten dhe as qeveria e OBRM-PDUKM-së dhe as kryetarët e kësaj partie nuk po marrin masa. Gjithashtu, në buxhetin e vitit 2025, qeveria ka ulur paratë për ajër të pastër me 51%, paratë për mbrojtjen e mjedisit janë ulur me 25%, dhe paratë për zhvillimin e energjisë janë ulur me 41%”.

“Kjo do të thotë se qeveria e Mickoskit nuk ka ndërmend të bëjë asgjë për t’i mbrojtur qytetarët. Me masat e LSDM-së dhe Planin për ajër të pastër, që është dokumenti i parë strategjik i çdo qeverie deri më tani në luftën kundër ndotjes së ajrit, filloi trendi i uljes graduale të ndotjes. Me Plan u bë ndryshimi i mënyrës joekologjike të ngrohjes së kopshteve, shkollave, objekteve publike dhe u morën një sërë masash”.

“Me këtë ka pasur një reduktim vjetor të grimcave të dëmshme PM 2.5 në ajër me -564 kg, si dhe një reduktim të grimcave MP 10 me -735 kg në vit. Prandaj qeveria e OBRM-PDUKM-së është dashur të vazhdojë dhe forcojë masat, në mënyrë që të vazhdojë ulja graduale e përqendrimeve të grimcave të dëmshme në ajër”, thonë nga LSDM.

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara