Dy mjeshtrit e karatesë, Mursel Misini dhe Berat Jakupi do të jenë pjesë e ekipit të përfaqësueses së Maqedonisë në Kupën Botërore të Karatesë në Pamplona të Spanjës.
Të dy garuesit shquhen për rezultatet e tyre në klubet që drejtojnë si dhe për rezultate e tyre individuale në garat vendore dhe ndërkombërare.
Kujtojmë se, përfaqësuesja e meshkujve, e kualifikuar në mesin e 20 ekipeve më të mira pjesëmarrëse në Kupën Botërore të Karatesë, përfundoi me sukses stërvitjet e fundit në Shkup.
Ky event prestigjioz do të mbahet nga data 22-24 nëntor 2024 në Pamplona, Spanjë .
Atmosfera gjatë stërvitjeve ishte jashtëzakonisht pozitive. Garuesit u shprehën të kënaqur si me intensitetin e përgatitjeve, ashtu edhe me harmoninë brenda ekipit, duke hyrë në këtë kompeticion me ambicie të larta për të korrur suksese në një ngjarje kaq të rëndësishme sportive.