www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Izet Mexhiti në 2018 uronte zyrtarizimin e gjuhës shqipe, tani e mohon!

Posted on November 18, 2024November 18, 2024 by Dilo Kamb

Më 14 mars të vitit 2018, tanimë zëvendëskryeministri I parë, Izet Mexhiti sa ishte pjesë e Bashkimit Demokratik për Integrim ka uruar zyrtarizimin e gjuhës shqipe.

“Një arritje e madhe, arritje e merituar. Gjuha shqipe zyrtare. Urime!” ka shkruar Mexhiti.

Por, ndryshe nga para gjashtë vitesh, tanimë Mexhiti mendon se gjuha shqipe nuk është e rregulluar ligjërisht siç duhet, ndaj siç tha ai ashtu siç pritet të rregullohet dhe mekanizmi i “balancuesit”, pret që edhe gjuha shqipe të zbatohet drejt.

“Ne jemi garant se gjuha shqipe do të avancohet në RMV, ashtu sic gjetëm zgjidhje dhe është formuar grupi i ekspertëve ng partnerët në qeveri të cilët punojnë që “balancuesi” I cili ka qenë vetëm mekanizëm, tash të merr përmasat e zgjidhjes ligjore, ligj I vecantë për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në Maqedoni”, deklaroi Mexhiti nga Prishtina.

Kujtojmë se muaj më parë, Gjykata Kushtetuese shfuqizoi mjetin e “balancuesit” qe garantonte përfaqësim të drejtë dhe adekuat të shqiptarëve nëpër institucione, teksa në dhjetor pritet që Gjykata Kushtetuese të abrogojë dhe 3 nene nga Ligji i Gjuhëve, duke cënuar zyrtarizimin e gjuhës shqipe.

Lajmet e fundit…

  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!
  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara