www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

BDI: VMRO-DPMNE akuzon njerëzit e Izet Mexhitit për korrupsion

Posted on November 12, 2024November 12, 2024 by Dilo Kamb

​VMRO-DPMNE sot ka ngritur akuza për keqpërdorime financiare në Klinikën e Fëmijëve gjatë vitit 2022, duke kërkuar përgjegjësi për zhdukjen e mbi 200.000 eurove

Ironikisht, drejtori i atëhershëm, i cili është pjesë e rrethit të ngushtë të Izet Mexhitit, aktualisht partner koalicioni i VMRO-DPMNE-së, është riemëruar në të njëjtën pozitë së bashku me kushëririn e tij.

Kjo situatë tregon qartë se individë të caktuar, të lidhur me Mexhitin, kanë vazhduar praktikat e tyre të dyshimta edhe pas largimit nga BDI-ja dhe bashkimit me qeverinë aktuale.

Kjo është një nga arsyet pse asokohe Mexhiti nuk e kaloi vetingun partiak për anëtar të Qeverisë.

Prandaj, akuzat e VMRO-DPMNE-së për korrupsion në qeverinë e mëparshme në fakt përfaqësojnë një pranim të heshtur të korrupsionit te partnerët e tyre aktualë.

Ne mbështesim thirrjen për një hetim të plotë, transparent dhe jo selektiv mbi këto keqpërdorime dhe kërkojmë që përgjegjësit të mbajnë përgjegjësi, pavarësisht lidhjeve të tyre politike apo familjare.

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara