Në qytetin e Shkupit, në lagjet: Gjorçe Petrov, Karposh, Butel, Çair, Qendër dhe Aerodrom, sonte janë shfaqur shkrime dhe afishe të ndryshme që bëjnë thirrje të respektohet gjuha shqipe dhe të drejtat e shqiptarëve.
Shkrimet u janë drejtuar partnerëve shqiptarë të Mickoskit, madje duke i krahasur ata me politikanët maqedonas dhe me Rrahman Morinën.
Gjithashtu, në një prej shkrimeve i bëhet thirrje diasporës që Ali Ahmeti është me ta. Kjo vjen pasi qeveria para pak kohës e largoi diasporën nga vendimarrja në politike.