www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

ASH Sela : Vëllazëria me Sërbinë shpalosi fytyrën e vërtetë të kësaj Qeverie

Posted on October 7, 2024October 7, 2024 by Dilo Kamb

Aleanca për Shqiptarët reagon ndaj pritjes madhështore që iu bë sot kryeministrit serb nga qeveria e RMV-së, në krahasim me pritjen që iu bë Kryeministrit Albin Kurti, i cili nuk pati asnjë ceremoni shtetërore.

Reagimi i plot:

Vëllazëria me Sërbinë shpalosi fytyrën e vërtetë të kësaj Qeverie
Qeveria monoetnike sot vulosi orientimin e vendit dhe marrëdhëniet me vendet fqinjë. Tentimi për të mbuluar skandalin me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes pritjes së Kryeministrit, Albin Kurti, sot dëshmoi se edhe pritja e Kurtit ishte poshtërues për Kosovën në krahasim me pritjen që i bëri sot Kryeministrit të Sërbisë, Millosh Vuçeviq.
Të gjithë ishim dëshmitar se si Kryeministri Kurti, gjatë vizitës në Shkup, nuk u prit me protokol të lartë shtetëror, me orkestrën shtetërore dhe intonimin e himnit të dy shteteve, por u prit në Qeveri vetëm si një mysafir i thjeshtë.
Ndërkaq, sot për Vuçeviq u organizua protokoli më i lartë shtetëror, me ceremoni të kompletuar që nga hyrja në kufi e deri te pritja në Qeveri. Përveç kësaj edhe në deklaratat për media, Kryeministri Mickoski konfirmoi se Sërbia është “më shumë se fqinj” dhe me to ndajmë “më tepër se kufij”.
Përveç kësaj, dy kryeministrat sot u zotuan për forcim të marrëdhënieve dypalëshe në fushën e energjetikës dhe integrimin ekonomik, derisa në raport me Kosovën dhe fqinjët e tjerë, Qeveria shkurton mjetet për projekte infrastrukturore siç është rruga Shkup-Bllacë dhe Korridori 8.

Lajmet e fundit…

  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!
  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara