www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Gazeta Koha: Vendimi politik është sjellë, shfuqizohen tri nenet kryesore të gjuhës shqipe ,Në Monedha , në uniformat e policisë dhe ushtrisë dhe në gjyqësi

Posted on September 25, 2024September 25, 2024 by Dilo Kamb

 Gjykata Kushtetuese ka sjellë tashmë vendimin për shfuqizimin e tre neneve kryesore të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, i njohur ndryshe si Ligji për gjuhën shqipe zyrtare. Madje, është shkruar edhe arsyetimi i vendimit, ndërsa i njëjti do të shpaloset më 18 tetor, në mbledhjen e Gjykatës Kushtetuese për kur është caktuar diskutimi për tre nenet e kontestuara, iniciativë kjo e Komisionit për Antikorrupsion dhe 13 nismave tjera që vijnë nga organizata qytetare, parti politike dhe shoqata të ndryshme.

Gazeta KOHA merr vesh se bëhet fjalë për nenin që parashikon gjuhën shqipe në monedhat e Maqedonisë së Veriut, nenin për gjuhën shqipe në uniformat e policisë dhe ushtrisë, si dhe nenin që lejon përdorimin e gjerë në gjyqësi. Me vendimin politiko-juridik të Gjykatës Kushtetuese janë njoftuar liderët e partive të koalicionit VLEN, ambasadat kryesore në Shkup, ndërsa ky njoftim i ka shkuar edhe Tiranës zyrtare.

Lajmet e fundit…

  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!
  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara