www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

VMRO kërkon interpelancë ndaj Ilire Dautit, shkaku bllokimit të ligjit për “BRANITELLA”

Posted on September 24, 2024September 24, 2024 by Dilo Kamb

OBRM-PDUKM këmbëngul që të zhbllokohet procedura për ligjin e “branitellave”. Deputetja e kësaj partie, Maria Miteva u ka bërë thirrje sot deputetëve të LSDM-së, të cilët janë anëtarë të Komisionit të Punës dhe Politikës Sociale të nënshkruajnë kërkesën që kryetarja e komisionit, Ilire Dauti nga Fronti Evropian, të vendosë ligjin në rend dite.

“Deputetët e OBRM-PDUKM-së dhe Koalicionit Maqedonia jote, anëtarë të Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, i kanë bërë thirrje deputetëve të LSD-së nga i njëjti komision që ta nënshkruajnë kërkesën drejtuar Ilire Dautit për thirrjen e seancës së Komisionit me pikën e rendit të ditës – Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat e veçanta të pjesëtarëve të forcave të sigurisë së Republikës së Maqedonisë dhe anëtarëve të familjeve të tyre, me procedurë të shkurtuar që është dorëzuar dhe është propozim i deputetes Slavjanka Petrovska”, tha Marija Miteva nga OBRM-PDUKM.

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara