Ndërmarrja Publike “Rrugët Shtetërore” me drejtor Koce Trajanovski ka vënë tabela të reja me mbishkrime në maqedonisht dhe anglisht, pa gjuhën shqipe, edhe në territore ku shqiptarët janë shumicë.
Së fundmi, pas Bllacës, tabela me mbishkrim pa gjuhën shqipe janë vënë edhe në afërsi të vendkalimit kufitar në Bllatë të Dibrës, kufi ky që lidh Maqedoninë me Shqipërinë. E me këtë rast ka reaguar koordinatori i grupit parlamentar të Frontit Europian, Blerim Bexheti, i cili ka akuzuar koalicionin VLEN se njëuk i pyet kush as kur bëhet fjalë për tabela e rrugëve.
