www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Skandali me Kishën “Sveta Petka” në Toplicë – Njëri prej të arrestuarve mik i kryetarit të Komunës së Gostivarit, Valbon Limanit

Posted on September 10, 2024September 10, 2024 by Dilo Kamb

Punët e jashtëligjshme në objektin e Kishës “Sveta Petka” në atarin e fshatit Toplicë janë bërë mollë sherri ndërmjet disa protestuesve maqedonas nga Gostivari dhe kryetarit të Komunës së Vrapçishtit Isen Shabanit, pasi inspektoriati komunal kishte ndërprerë punimet në këtë objekt fetar, informon Klan Macedonia.
Disa protestues sot me dhunë dhe më ofendime kanë tentuar të futen në zyrën e Shabanit, për siç thanë atë të sqarohen lidhur me situatën me objektin, mirëpo kanë intervenuar policia pasi protestuesit me vetë kishin dhe mjete me të cilat mund të shkaktonin dhunë, me ç’ rast u arrestuan dy protestues.
Nga Komuna e Vrapçishtit potencuan se nuk janë në dijeni për interesat konkrete që ka grupi i protestuesve për t’i diskutuar, mirëpo thanë së do të thirrën në një takim me kryetarin sapo të qetësohet situata, sepse në rrethanat e ditës së sotme një bisedë normale ka qenë pothuajse e pamundur.
Nga Aleanca për Shqiptarët krahu i Ziadin Selës e quajtën këtë skandal të nxitur nga VMRO-DPMNE për të shkaktuar provokime ndëretnike dhe ndërfetare.
Menjeherë pas publikimit të skandalit në media, në rrjetet sociale ka qarkulluar një fotografi e njërit prej protestuesve krah u.d kryetarit të Komunës së Gostivarit, Valbon Limanit, koalicioni i të cilit është në koalicion qeveritar me VMRO-DPMNE-në.

Lajmet e fundit…

  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!
  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara