Bashkimi Evropian sërish ia ka tërhequr vërejtjen Qeverisë së Kosovës për pasoja nëse vazhdon të ndërmarrë hapa, siç i ka quajtur, të njëanshme në veri të vendit. Në një përgjigje për RTV21 zëdhënësi i Unioniti, Peter Stano, tha se çdo hap i pakoordinuar do të rritë tensionet dhe do të çojë në përshkallëzim të mëtejshëm të situatës në këtë pjesë. Sinjaleve dhe kritikave të BE-së dhe të SHBA-së nuk iu përgjigj kryeministri Kurti kur u pyet nga gazetarët për veprimet e Qeverisë në veri dhe paralajmërimet për hapjen e urës së Ibrit.
Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, duke iu përgjigjur kritikave të BE-së thotë se në veri nuk ka përshkallëzim, por normalizim dhe shtrirje të legjitimitetit. Sipas tij, BE-ja duhet ta ndëshkojë Serbinë.
Nënkryetarja e PDK-së, Mimoza Ahmetaj, i konsideron shqetësuese paralajmërimet e BE-së për pasoja ndaj Kosovës. Thotë se Qeveria duhet të creflektojë ndaj sugjerimeve të ndërkombëtarëve për koordinim të veprimeve në veri.
‘’Nuk është asgjë e re që po dëgjojmë kritika ndaj kësaj Qeverie. Është fatkeqësi se në cfarë gjendje ka ardhë Kosova. Qytetarët po e paguajnë faturën e sjellëve të Qeverisë”, tha Ahmetaj
