www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Almir Oda lë Austrinë për Ballkanin

Posted on September 4, 2024September 4, 2024 by Dilo Kamb

Mesfushori 20-vjeç, Almir Oda, i është bashkuar FC Ballkanit.

Në moshën nëntë vjeçare, Oda i ishte bashkuar skuadrës SK Rapid në vitin 2013 nga të rinjtë e Post Wien.

Në faqen zyrtare të SK Rapid shkruan se pas 11 vjetëve me klubin dhe 35 paraqitje në divizionin e dytë dhe 17 paraqitje në Ligën Rajonale të Lindjes për Rapid II, 20-vjeçari ka kaluar në FC Ballkani në Kosovë.

“Në mesin e gjërave tjera, ai ka festuar promovimin e menjëhershëm në divizionin e dytë ADMIRAL me ekipin e dytë të gjelbër e bardhëve në sezonin 2023/24. Veç kësaj, lojtari i lindur në Austri ka luajtur dy vjet për Hutteldorfer në ligën e të rinjve OFB dhe pati 17 paraqitje për gjelbër e bardhit u18. Oda ka luajtur tri ndeshje edhe për kombëtaren U19 të Austrisë dhe pesë ndeshje për U15 të Maqedonisë së Veriut”, shkruan faqja SKRapid, raporton Klankosova.tv.

Klubi e ka falënderuar Almirin për përkushtimin e tij dhe i ka dëshiruar gjitha të mirat në klubin e tij të ri.

Lajmet e fundit…

  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!
  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara