www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Qani Nesimi dënohet për falsifikim nga Gjykata Themelore – Tetovë

Posted on September 3, 2024September 3, 2024 by Dilo Kamb

“Qani Nesimi (ish-myfti i Tetovës) me propozim të Prokurorisë themelore Tetovë është dënuar me Aktgjykim nga ana e Gjykatës themelore Tetove për veprën penale RASTE TË VEÇANTA TË FALSIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE nga neni 379 dhe neni 380 i Kodit penal në RMV”, njoftojnë nga BFI-Myftinia e Tetovës

Ata në komunikatën e lëshuar për media deklarojnë se kjo nuk është hera e parë që Qani Nesimi dënohet për vepra penale nga ana Gjykatës Themelore Tetovë. (Vendimi është i publikuar në web faqen e gjykatës themelore Tetovë)

Kohë më parë ai ishte dënuar edhe për veprën penale Vetëgjyqësi/arbitraritet ne bazë të nenit 392 të Kodit penal të RMV.
Si duket paditë penale nuk kanë të ndaluar për Qani Nesimi, kjo si pasojë e moslëshimit të hapësirave të objektit të Myftinisë së Tetoves ku si u.d. Myfti nga BFI e RMV-së është emëruar Selver Xhemaili.

Nga Bashkësia Fetare Islame e RMV-së thonë se do të ndjekin rrugën ligjore me padi tjera penale dhe civile deri në zgjidhjen e kontestit, duke theksuar se është ndër rastet unike në RMV dhe më gjerë ku personi i shkarkuar nga institucioni më i lartë uzurpon dhe nuk lëshon hapësirat e pronës private të BFI-së në Myftininë e Tetovës.

Shërbimi për informim
BFI-Myftinia Tetovë

Lajmet e fundit…

  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!
  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara