www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

ZNAM e Maksit kërkon zëvendësdrejtor të dytë në doganë!

Posted on September 2, 2024September 2, 2024 by Dilo Kamb

Përmes një procedure të shkurtuar, në procedurë parlamentare është projektligji i ri për zëvendësdrejtor shtesë në Drejtorinë e Doganës të Maqedonisë së Veriut. Me ndryshimin e ligjit kërkohet që në Drejtorinë doganore, përveç drejtorit dhe zëvendësdrejtorit, të ketë edhe një pozitë tjetër – zëvendësdrejtor.

Drejtori aktual është nga VMRO-DPMNE, ndërsa zëvendësdrejtori nga radhët e VLEN, kështu që edhe ZNAM po insiston që të ketë zëvendësdrejtor.

Propozues të këtij ndryshimi ligjor janë deputetët Boban Karapejovski, Daniela Belimova, Pavle Arsovski dhe Mile Cekov nga ZNAM, ndërsa nga VMRO-DPMNE janë Bojan Stojanoski, Zhaklina Peshevska dhe Toni Jarevski.

Boban Karapejovski thotë se zgjidhja ligjore është me kërkesë të Drejtorisë doganore për funksionim më efikas të këtij institucioni, i cili po përballet me ngarkesë të shtuar. Ndërsa deputeti i VMRO-DPMNE-së Bojan Stojanovski thotë se duhet të përmirësohet performanca e institucionit.

Drejtor i Drejtorisë doganore është Boban Nikolovski nga VMRO-DPMNE, ndërsa zëvendës i tij është Garip Kaba nga VLEN. Këshilltar i drejtorit është Goran Gerovski, i cili është kandidati më serioz për postin e ri të zëvendësit në doganë. Ai ishte në vendin e 13-të në listën e ZNAM-it në zonën e parë zgjedhore në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Lajmet e fundit…

  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!
  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara