www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Edon Zhegrova hero i Lille, e dërgon në Ligën e Kampionëve

Posted on August 29, 2024August 29, 2024 by Dilo Kamb

Reprezentuesi i Kosovës Edon Zhegrova është heroi i skuadërs franceze, Lille.

Me golin e tij, Zhegrova ia mundësoi Lille kualifikimin në fazën e grupeve të garës më prestigjioze evropiane.

Lille u mposht sonte 2:1 në udhëtim ndaj Slavia Pragës, por që u kualifikua tutje pas fitores 2:0 në ndeshjen e parë.

E para një jave, Edon Zhegrova kishte shënuar një gol, e njëjtë bëri edhe sonte.

Ylli kosovar e barazoi rezultatin në minutën e 77-të me një gol të bukur nga distanca.

Vendasit shënuan për 2:1 në minutën e 84-të, por që nuk ishte e mjaftueshme për t’i siguruar të paktën vazhdimet.

Kësisoj, Edon Zhegrovën do ta shohim në skenën më të madhe të futbollit evropian me skuadrën e tij, Lille.

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara